Cilën aktore do të donit të rikthehej në ekran? – Ja rezultati nga votimi i fansave

Showbiz

cilenaktore

Elcin Sangu, Demet Ozdemir, Neslihan Atagul, Meryem Uzerli dhe Ozge Gurel: të gjitha këto aktore të talentuara i keni parë në ekranin e Tring. Ato na janë prezantuar me rolet e tyre më të realizuara dhe kanë bërë për vete gjithë publikun. Aktualisht, në ekranin e Tring shohim të tjera aktore po kaq të dashura por cila prej të lartpërmendurave i mungon më shumë publikut?

Në lidhje me ketë, Tring realizoi një anketim në website ku morën pjesë mbi 800 votues. Si vendosën ata? Rreth 35% e votuesve do të dëshironin të shihnin përsëri në ekran Defnen flokëkuqe, ose ndryshe Elcin Sangu. Në vendin e dytë qëndron aktorja e njohur nga seriali “Dashuri e pafund” Neslihan Atagul. Shihni më poshtë votimin e plotë!

neekran