Në pushime me miqtë, Elvanës i bashkohet dhe producenti i njohur!

Showbiz

al nice
Poo Bear është një nga producentët më të mirë amerikanë. Ai ka bashkëpunuar me emra të njohur të muzikës internacionale si: Justin Biber, J Bavlin, Zara Larsson, etj. Elvana Gjata ka lëvizur drejt Amerikës prej pak kohësh me synim, suksesin në tregun ndërkombëtar. Ajo realizoi disa këngë në anglisht që rezultuan të suksesshme, në të cilat bashkëpunëtor ishte producenti në fjalë.

elvana poo

Madje Poo Bear e ka përfshirë yllin e pop-it shqiptar edhe në albumin e tij të fundit “Bearthday”, me këngën “Shade”. Mesa duket marrëdhënia profesionale mes tyre është kthyer në një miqësi të ngushtë. Poo Bear ka udhëtuar drejt Francës, ku aktualisht Elvana po pushon krah miqve të saj shqiptarë. Ajo ka prezantuar Ermalin dhe Amardën me producentin dhe këtë moment e ka ndarë me të gjithë në ‘Instagram’.

poo bear