Babai i Can Yaman falenderon publikisht Tring dhe Shqipërinë! Ai ka një kërkesë për këto vende…

Showbiz

Pas publikimit dhe njoftimit që Can Yaman u bëri ndjekësve lidhur me rikthimin e “Një puthje në errësirë” në kanalin Jolly HD të platformës Tring, këtë gjë e bëri edhe i ati i tij.
Dihet tashmë që aktori është me origjinë shqiptare, por mbështetja e tij tregon që mbi të gjitha është tepër atdhetar. E mesa duket, këtë gjë ia ka ushqyer i ati i tij, Guven.
Guven Yaman ka publikuar në story njoftimin që Tring ka bërë për rikthimin e serialit në ekran duke shkruar: “Jemi tepër të lumtur që ekrani shqiptar ritransmeton këtë serial fantastik. Urojmë që së shpejti të shihet edhe në vendet përreth si Kosova, Serbia, Maqedonia etj.