”Më në fund burrë e grua”, çfarë ka ndodhur sot mes Turit e Orindës/ Fotogaleri

Showbiz

qiftititititi

Data 27 korrik do të shënonte edhe kurorëzimin e dashurisë gati 10-vjeçare të një prej çifteve më të dashur të showbiz-it shqiptar, moderatorëve dhe këngëtarëve të njohur Turjan Hyska dhe Orinda Huta. Një ceremoni madhështore që do të bënte jehonë gjatë në median rozë dhe në portale, për t’i lënë vend më pas muajit magjik të mjaltit. Një eksperiencë e paharrueshme mes lirisë frenetike të Amsterdamit, oazëve ekzotike të Tajlandës dhe emocioneve të Turqisë, plot 25 ditë për t’u patur zili. E ndërsa pushimeve u ka ardhur fundi të dy moderatorët, që presin të rikthehen me plane të reja në televizon, kanë shfrytëzuar ditën e fundit të gushtit për të përmbyllur denjësisht gjithë këtë histori të bukur. Orinda ka habitur të gjithë teksa ka publikuar në Instastories momente nga firmosja gjatë celebrimit civil, si dhe ka treguar gjithashtu dëshmitarët e ceremonisë, të cilët janë miq të ngushtë të çiftit. Një detaj për të cilin askush nuk kishte menduar më parë. Vetëm tani Orinda mund të quhet zyrtarisht zonja Hyska.