Njësoj si ju, edhe Can Yaman i ndjek serialet e tij në 3Plus dhe jep provat për këtë gjë!

Showbiz

can shqip
Can Yaman, aktori aq i dashur për publikun shqiptar jo vetëm prej roleve të tij, por edhe prej faktit se është me origjinë shqiptare, numuron shumë suksese në karrierën e tij. E kemi ndjekur fillimisht në serialin “Pavarësisht dashurisë” dhe tashmë shijojmë performancën e tij në serialin “Hëna e plotë” në 3 Plus, në Tring. Njësoj si të gjithë shikuesit, edhe Can duket se i ndjek episod për episod serialet e tij. Madje, jo vetëm i ndjek, por i ndjek pikërisht në 3Plus.

3 1

Ka qenë vetë aktori i cili ka publikuar një InstaStory, teksa shihte episodin e radhës në 3 Plus. Në foto duket qartë që Can po shihte serialin e tij të titruar në shqip nga Tring, ku sigurisht shfaqej edhe logo e kanalit 3Plus. Ndoshta Can ka menduar të mësojë pak shqip pse jo, në fund të fundit vetë ai ka treguar se gjyshi i tij ka qenë shqiptar nga Maqedonia. Kështu që kur të shihni episodin e radhës, kujtoni se po e shihni në shoqëri të mirë…edhe pse shoqëruesi juaj ndodhet në Turqi.