Rrëfehet Demet Özdemir: “Kam vetëm një ëndërr…!”

Showbiz

Aktorja e njohur, u shfaq së fundmi me pamjen e saj të mahnitshme në një event mode  përkrah emrave të njohur nga bota e modës, biznesit dhe artit. Në një deklaratë për mediat ajo nuk e ka fshehur krenarinë dhe dashurinë për veten! Özdemir u shpreh :“Gjithmonë mendoj se si arrita këtu. Jam krenare për veten dhe punën time në këto 12 vite. Kam vetëm një ëndërr: Të jem shumë e suksesshme “.

Më tej ajo aktorja përmendi edhe planet për pushimet e saj gjatë verës. Özdemir  zbuloi se do të aplikoj për vizë, duke zgjedhur Shtetet e Bashkuara si mundësinë e parë për pushime, por gjithashtu nuk përjashtoi edhe alternativa të tjera, si Londra apo Bali.

Në përfundim të intervistës ajo ka përgënjeshtruar thashethemetet fundit që qarkullojnë duke përmendur emrin e saj  si pronarja e një jahti.  “Ky lajm qarkullon prej shumë kohësh dhe nuk është aspak i vërtetë. Ende nuk jam gati për një investim të tillë”, ka deklaruar në intervistën e saj të fundit ylli i serialit “Farah” .