Aktorja e njohur turke paska humbur mundësinë e jetës për shkak të…

Showbiz

adaa
Almila Ada nisi studimet për piano dhe balet në Universitetin e Stambollit dhe u u zhvendos më pas në Londër. Aty, bukuroshja pati fatin të takhej me një regjisor, i cili e dalloi menjëherë talentin e saj në aktrim. Ai e bëri pjesë të filmit “Avengers”Age of Ultron” me një rol të vogël. Por, e mendoni dot si mund të kishte vazhduar karriera e saj ndërkombëtare nëse nuk do ishte rikthyer në Stamboll?

almila

Saga Avengers, është ndër më të suksesshmet në botë, ku edhe aktorët e mëdhenj dëshirojnë të kenë role në këto filma. Suksesi i Amilës vetëm do të rritej, por për fat të keq ajo pati një dëmtim në këmbë. Aktorja bukuroshe dëmtoi gjatë xhirimeve “tendinën e Akilit” dhe vuajti nga probleme kockore. Për këtë arsye, u detyrua të rikthehet në Turqi, megjithatë nuk hoqi dorë kurrë nga ëndrra për të aktruar. Tashmë është një aktore e suksesshme në Turqi, megjithatë, ndoshta në një të ardhme mund ta shohim krahë aktorëve të Hollywood-it.