Edhe një bashkëpunim nga Bebe Rexha dhe Nicki Minaj

Showbiz

largea_bebe-650x3581457940190.jpg

Këngëtarja shqiptare Bebe Rexha është mjaft e pëlqyer dhe tashmë ka një bashkëpunim me këngëtaren e famshme Nicki Minaj.

Por, pas këngës ‘Hey mama’, dyshja do të vijnë së shpejti me këngën ‘No broken hearts’.

Këtë e ka bërë të ditur vetë Bebe përmes një postimi në llogarinë e saj në Instagram. Ajo thotë se kanë mbetur edhe 3 ditë deri në publikimin e këngës.