Demet Özdemir shfaqet mahnitëse në kopertinën e një reviste prestigjioze

Showbiz

Mahnitëse është shfaqur Demet Ozdemir në reportazhin e realizuar për kopertinën e shtatorit të një reviste prestigjioze, duke tërhequr si gjithmonë vëmendjen me pamjen e saj. Ylli i serialeve turke dukej tepër sensuale teksa pozonte mes arave të misrit e më pas buzë detit. Madje, edhe në dasmën e së motrës shkoi me vonesë, për shkak të xhirimeve, pasi ia kishte bërë këtë premtin stafit të revistës shumë kohë më parë. Edhe pse më vonë u takua me çiftin e ri dhe ndau me ta emocionet e mëdha.  e emocioneve të tyre. Demet, sëfundmika përfunduar xhirimet e filmit artistik ku i ishte besuar një rol i rëndësishëm dhe është gati për të nisur një tjetër projekt të ri. Teksa darkonte me të dashurin, këngëtarin Ouzhan Koç, aktorja u pyet nga gazetarët për projektet aktuale. Demet tregoi se e adhuron rolin e ri ku do të interpretojë, duke zbuluar se bëhet fjalë për një personazh të ‘veshur’ me mister. “Kurioziteti”, tha ajo, “është kryefjala e projektit në të cilin do të më shihni shumë shpejt”.Ndërkohë që romanca mes të dyve, ishte e dukshme edhe pa shumë fjalë, se po shkon më së miri.