Çunat e Threedots, në garë me personazhet e ‘Game of Thrones’!

Showbiz

trheedots
Froni i Hekurt në “Game of Thrones” është padyshim froni më i famshëm në botë, ku gjithë ngjarjet e 2 kontinenteve imagjinare Westeros dhe Essos bazohen në një bosht kryesor: lufta për pushtet. “Garës” i janë bashkuar edhe çunat e Threedots, që siç duket janë fansa të serialit të famshëm.

 785 0 5c836c3243bd7

“Obezët e vegjël me rrobat e stërgjyshërve pa prona,” shkruan Flori Mumajesi krahas posterave në Instagram.Fotot i referohen posterave që HBO publikoi pak ditë më parë, ku personazhet kryesorë janë të ulur në fron. Gjithë vëmendjen e rrëmbeu Jon Snow, që te Threedots përfaqësohet nga Klajdi Haruni.

 785 0 5c836c3142395