Të gjithë prisnin dasmën, Miley dhe Liam ndahen përfundimisht!

Showbiz

miley liam
Prej muajsh në mediat rozë përflitet për martesën e shumëpritur të Miley Cyrus-Liam Hemsworth, që përflitej se do të mbahej këtë verë. Por mesa duket, dasmë nuk do të ketë më, pasi siç kanë raportuar mediat australiane, aktori i famshëm dhe këngëtarja 25-vjeçare i kanë dhënë fund fejesës disavjeçare. Shkak për ndarjen e tyre mesa duket është bërë një mosmarrëveshje në lidhje me kohën kur ata duhet të bëheshin prindër.

liam13
“Ai do fëmijë dhe nuk do ta shtyjë më këtë, por kjo nuk është ajo që Miley kishte ndërmend… Atij i është thyer zemra. Miley e shtyu dasmën dhe Liam po lodhej me këtë… Nuk kanë shkuar mirë muajt e fundit”, ka thënë burimi. Ai ka shtuar se Miley në të vërtetë nuk ka dashur të martohet dhe të gjithë e kishin kuptuar këtë përveça aktorit, familja e të cilit gjithashtu i kishte kërkuar atij që të kthjellohej dhe të shihte realitetin.