Loredana poston foton më të bukur të Mozzik me Hanën

Showbiz

Hana e vogël është bërë me profil në ‘Instagram’ që në ditët e para kur ka ardhur në jetë. Tashmë ajo numëron mijëra ndjekës dhe mund të themi me plot bindje se tashmë është bërë po aq e famshme sa mami dhe babi i saj. Së fundmi Loredana ka ëmbëlsuar të gjithë fansat me një foto të Mozzik dhe Hanës, të publikuar në Instastoryn e saj.

Mozzik shfaqet me Hanën në gjoksin e tij, teksa të dy janë në gjumë.

“Dashuritë e mia”- shkruan Loredana bashkangjitur fotos.