Kujtim nostalgjik mes aktorëve Selcuk Method dhe Hazal Kaya/ “Si dita e parë e xhirimit…”

Showbiz

Rreth 16 vite më parë dy aktorët e njohur Selcuk Method dhe Hazal Kaya u bënë bashkë në sheshxhirimin e serialit “Dashuri e ndaluar” në role si baba dhe bijë,  respektivisht si Adnani dhe Nihali .

Një fotografi e realizuar së fundmi shfaq dy aktorët  përkrah njëri-tjetrit tepër të afërt e dashamirës njësoj si në rolet e paharrueshme.

Aktori i njohur i gjeneratës ka kujtuar me nostalgji në postimin e tij, përmes nënshkrimit: “Sa herë takohemi është si dita e parë e xhirimeve… ”.  Edhe Kaya nga ana e saj e ka bërë pjesë të historikut në llogarinë e instagram çastin që i bëri bashkë yjet e ekranit edhe pse pas shumë se 10 vitesh.