Cagatay Ulusoy mahnit të gjithë: Këtë herë jo thjesht për pamjen e tij!

Showbiz

Cagatay Ulusoy88
Cagatay Ulusoy ka qenë i pranishëm mbrëmjen e kaluar, në një event kinematografik të zhvilluar në Turqi. Kryefjala e mbrëmjes, ishte seriali i Netflix në Turqi, ose të paktën kështu ishte deri në momentin që u publikua videoja e Cagatay. Më pas, e gjitha u kthye në një mbrëmje me në fokus pikërisht aktorin. E dini pse? Sepse aktori i ka surprizuar të gjithë, duke folur në një gjuhë të dytë në video.

cagatay ulus 153658NA

Dhe jo, kjo gjuhë nuk ishte anglishtja, e cila është e pritshme të flitet nga çdo aktor. Në video ai flet spanjisht dhe shumë rrjedhshëm madje. Ndoshta Cagatay po sheh një hapsirë për t’u përfshirë edhe në projekte spanjolle pse jo. Megjithatë, cilado qoftë arsyeja që e ka shtyrë aktorin të mësojë spanjisht, të gjithë ishin shumë dakord në një pikë: Cagatay dukej si një spanjoll i vërtetë!