Aktori i njohur i dhuron bashkëshortes makinën e ëndrrave!

Showbiz

cifte turk
Kenan Imirzalioglu zyrtarisht fiton çmimin bashkëshorti i vitit! Ose të paktën, këtë çmim besojmë meriton për dhuratën që i ka bërë bashkëshortes së tij Sinem Kobal për festa. Nëse të gjithë po prisni datën 31 dhjetor për të marrë dhuratat tuaja, Viti i Ri për Sinem ka ardhur para kohe. Dhe me një super dhuratë.

kenan imirza 133626TW

Mësohet se aktori i ka blerë së fundmi një makinë të re, tip Jeep bashkëshortes së tij. Më herët, ai i kishte dhuruar një Porche, makinë të cilën Sinem e përdor ende. Por, duket se me ardhjen e Vitit të Ri, bukuroshja do të ketë edhe një makinë të re. Epo kur dy partnerë janë kaq të suksesshëm sa Kenan dhe Sinem, në fund të fundit një Jeep që kushton plot 200 mijë euro është një dhuratë normale apo jo?