Afërdita merr dhuratën marramendëse nga bashkëshorti!

Showbiz

dreshajjj

Afërdita Dreshaj dhe Jakub Kindl u martuan vitin që lamë pas në një dasmë madhështore. Ata kurorëzuan dashurinë disavjeçare me martesë dhe lumturinë nuk nguruan ta ndajnë me të gjithë. Që prej asaj kohe, këngëtarja shqiptare po jeton ditët më të lumtura të jetës dhe është më e plotësuar se kurrë. Ajo udhëton shpesh me bashkëshortin e saj në vende të ndryshme të botës dhe një pjesë të momenteve krah tij i ndan më ndjekësit në ‘Instagram’.

5c12619e f07a 4cbe afeb f479b61c8000

Së fundmi bukuroshja shqiptare ndau me të gjithë një foto ku shfaqen tre byzylykë dhe krahas saj falënderoi bashkëshortin për dhuratën. Të tre bizhuteritë mbajnë emrin e firmës së njohur në të gjithë botën, ‘Cartier’ dhe nga një kërkim i thjeshtë që kemi bërë në faqen zyrtare të kompanisë, të tre byzylykët së bashku kapin vlerën e 14.730 dollarëve.

Screenshot 1 8Screenshot 2 11Screenshot 3 13