Na vjen keq Busra Develi, por Burak Deniz u kap «mat» me të dashurën e re!

Jetë

busra burakkk
Aktori i serialit “Jetë” tashmë e ka hedhur pas krahëve historinë e tij të dashurisë me Busra Develin. Ndërkohë që të gjithë prisnin një ribashkim të Burak me Busra, ai ka filluar të frekuentojë dikë tjetër. Së fundmi, aktori është fotografuar nga paparacët, në një kafene me një vajzë brune e cila nuk dihet ende kush është.

burak deniz 095441LF

Ata janë parë mjaft të afërt dhe mendohet se vajza është pikërisht e dashura e tij e re. Burak dhe Busra patën një lidhje 3 vjeçare bashkë, madje pritej që shumë shpejt të shkonin drejt altarit. Deri tani, Burak nuk ka bërë asnjë pohim apo mohim të lajmit që po qarkullon në rrjet, ndërkaq të gjithë janë vënë “në kërkim” të zbulimit të detajeve rreth lidhjes së tij të re.