Amine Gulse kthehet pas në kohë dhe ndan me të gjithë këtë kujtim!

Showbiz

ammine miss
Fituesja e Miss Turqisë të vitit 2014 dhe një nga aktoret më të bukura turke, ditët e fundit është bërë pak nostalgjike. Amine Gulse, ka ndarë në rrjetet sociale me fansat e saj, një foto nga fëmijëria. Postimi është pritur mjaft mirë nga fansat, jo vetëm për faktin se Amine më në fund postoi diçka (prej pak kohësh aktorja nuk është aktive në rrjete sociale), por sidomos për faktin se fotoja e saj nuk mund të ishte më e adhurueshme se kaq.

resim 002855NZ

Teksa shihni foton e të dashurës së futbollistit Mesut Ozil, besoj nuk keni nevojë të pyesni se kush është. Amine duket po njësoj, si në fëmijëri ashtu edhe tani. Bukuria e saj, mund të themi me bindje se nuk ka të ngatërruar me askënd tjetër.