Alp Navruz në telashe me gjykatën: Çfarë ka bërë aktori?

Zonja Fazilet dhe te bijat

alpnrbsizs
Alp Navruz, të cilin e keni parë në serialit “Zonja Fazilet dhe të bijat” dhe së shpejti tek “Mos ma lësho dorën”, i ka krijuar telashe vetes pikërisht nga suksesi i tij si aktor. Përfshirja e tij në serialin “Mos ma lësho dorën” mesa duket nuk ka qenë në përputhshmëri me rregullat e kompanisë së tij. Kjo, pasi Alp ka realizuar xhirimet e serialit të ri, ndërkohë që ishte nën kontratën e serialit “Zonja Fazilet dhe të bijat”.

4

Kohët e fundit, shumë aktorë po përfshihen në probleme të tilla, vetëm si pasojë e mosrespektimi të kontratave që bëjnë. Megjithatë, ndryshe nga kolegët e tij, Alp paska si detyrim të japë një dëmshpërblim shumë më të vogël monetar, konkretisht 72 mijë dollarë.