Tashmë është zyrtare: Ja kur do publikohet kënga e Era Istrefit, Nicky Jam dhe Will Smith!

Showbiz

era nicky will
25 maji është data e madhe kur Will Smith dhe Nicky Jam, së bashku me këngëtaren Era Istrefi, do të publikojnë këngën e Kampionatit Botëror të FIFA-s në Rusi.
Kjo është hera e parë që një këngëtare shqiptare arrin maja të tilla të larta suksesi. “Billboard” raporton se kënga do të punohet nga Diplo.
Himni zyrtar performohet në finalen e Botërorit, i cili do të shikohet nga rreth 2 miliardë njerëz. Himne të kaluara janë kënduar nga Shakira, “Waka Waka” dhe Ricky Martin “The Cup of Life”.