Një kunat perfekt si Robert Berisha! Ja çfarë bën ai…

Showbiz

robertiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiii
Këto ditë, epiqendra e mediave ka qenë Era Istrefi dhe lajmi se ajo do të këndojë në Kampionatin Botëror 2018. Sigurisht, për shumë persona ky ka qenë një super lajm, ndërkaq shumë të tjerë janë treguar skeptikë kundrejt kësaj gjëje. Kjo, pasi si Era, ka edhe disa këngëtare të tjera shqiptare ndoshta më të suksesshme, të cilat mund të ishin në vend të saj sipas komentuesve, si Rita Ora, Dua Lipa apo Bebe Rexha.

robert era12

Duke ndarë gëzimin për lajmin e bukur me të gjithë, apo edhe duke i dhënë një “mësim”, Robert Berisha ka shkruajtur: “Nuk jam kundër Dua Lipës, as Rita Orës dhe as Majlinda Kelmendit. Përkundrazi, krenar për të gjithë shqptarët që kanë ecur përpara e që po na zbardhin fytyrën. Por, Era Istrefi është artistja e parë që prej Kosovës, po arrin të shkojë shumë larg vetëm me punën e saj. Ne duhet të kënaqemi e të gëzohemi, jo të xhelozojmë.”

robert insta era