2018-ta, zyrtarisht viti i shqiptarëve! Sukseset nuk kanë fund…

Showbiz

kengetaret shqiptare
Ky vit duket se është ndër më të suksesshmit për artistët shqiptarë. Fillimisht u bë i ditur lajmi se Dua Lipa do të performojë në finalën e Uefa Champions League në Kiev, një lajm ky i cili i bëri të gjithë krenarë. Hera e parë kjo që një shqiptare do të performojë në këtë kompeticion.

ucl dua

Ndërkaq, Bebe Rexha dhe Rita Ora, janë vlerësuar me çmime të ndryshme, duke kryesuar Top Listat britanike dhe amerikane. Dy vajzat kanë ndarë herë pas here me ndjekësit emocionet që kanë përjetuar për arritjet e tyre.

bebe rita cm

Më pas, kompeticioni më i madh muzikor në Europë, “Eurovision”, u ‘pushtua’ nga shqiptarët! Përveç Eugent Bushpepës, i cili mahnit të gjithë me zërin e tij brilant dhe u përfol tejmase në mediat botërore, në këtë kompeticion ishin edhe dy shqiptarë të tjerë, Ermal Meta dhe Eleni Foureira. Ermali përfaqësonte Italinë ndërsa Eleni përfaqësoi Qipron dhe madje arriti të renditej e dyta në listë, me një diferencë fare të vogël pikësh nga vendi i parë, i fituar nga Izraeli. Po njësoj si artistet e mësipërme, edhe tre pjesmarrësit në “Eurovision” kanë dhuruar performanca të shkëlqyera dhe na kanë bërë tejet krenarë.

eugent ermal eleni

Së fundmi, u mësua edhe lajmi i cili habiti të gjithë. Era Istrefi do të jetë pjesë e këngës zyrtare të Kampionatit Botëror. Këngë kjo, e cila ndër vite është kënduar nga emra të mëdhenj të industrisë në botë si Jennifer Lopez, Pitbull, Shakira, etj. Një arritje jo vetëm e rëndësishme për karrierën e saj, por emocionuese edhe për çdo shqiptar. Era do të performojë në finalen e cila ndiqet nga mbi 2 miliardë njerëz, me aktorin e njohur Uuill Smith, Nicky Jam dhe Dj Diplo i cili do të përpunojë këngën.

era nickyyyy

Pra, me pak fjalë, jo vetëm në kompeticione muzikore apo Top Lista botërore, por tashmë këngëtaret tona kanë “pushtuar” edhe sportin. Dua Lipën do të keni të gjithë kënaqësinë ta ndiqni këtë të shtunë, teksa do të zhvillohet finalja e madhe e Uefa Champions League në Kiev, ndërsa këngën e Erës do e dëgjoni paraprakisht në 25 maj, data e publikimit zyrtar dhe performancën e saj do e shijojmë të gjithë në finalen e madhe të botërorit. A nuk është ky një vit arritjesh për shqiptarët? Mos harroni, që jemi vetëm në fillim të 2018-ës!

TRING