Çagatay Ulusoy rikthehet tek ish-e dashura dhe fillon pushimet luksoze!

Showbiz

Aktori i njohur është rikthyer në krahët e Duygu Sarisin. Çagatay dhe Duygu kanë një histori të mëparshme bashkë dhe gjatë këtyre 3 viteve të fundit, kanë qenë shpesh në qendër të vëmendjes për lidhjet dhe ndarjet e shpeshta të tyre. Megjithatë, duket se tashmë çifti janë bashkë.

Ata sapo kanë nisur pushimet e tyre, të cilat duhet thënë se janë tepër luksoze. Vetëm varka të cilën ata kanë marrë me qera, kushton 2500 euro në ditë, për të mos përmendur më tej kostot e hotelit apo shpenzimet e tjera gjatë ditës. Këtë herë, çifti e kanë vendosur ta shijojnë në maksimum rikthimin së bashku, kështu që çdo shpenzim është mëse i justifikuar.