Vetëm pak ditë pas ndarjes, Serenay ka gati ‘listën’ e pretendentëve për të qenë partnerë të saj!

Showbiz

Seremay Sarikaya sapo i ka dhënë fund marrëdhënies së saj 3 vjeçare me Kerem Bursin. Çifti nuk kanë dhënë asnjë detaj për arsyet e ndarjes, megjithatë duket se kanë mbetur miq. Ditët e para pas përhapjes së lajmit, rrjetet sociale të Serenay u shtuan ndjeshëm me ndjekës, të cilët i treguar mbështetjen e tyre në këtë situatë. Megjithatë, aktorja e suksesshme e serialit “FI” të cilin e ndiqni çdo të enjte në Tring, duket se nuk do të qëndrojë për shumë gjatë beqare.

Mediat turke thonë se tashmë “lista e pretendentëve” për të qenë partnerë të saj sa vjen e zgjatet dhe thuajse të gjithë beqarët më të suksesshëm në Turqi, mezi presin të kenë një shans të dalin me aktoren. Disa prej tyre kanë filluar ta kontaktojnë e ta ftojnë për të dalë, megjithatë do na duhet të presim për të parë se çfarë do ndodhë në vazhdim…