Tom Hardy ka një obsesion. Ai është i tmerruar nga…

Showbiz

hnhhnhnhn.JPG

Aktori Tom Hardy ka rrëfyer se vazhdimisht i ndërron telefonat dhe numrat në mënyrë që të mbrojë privatësinë e tij.
Britaniku ka pranuar se është shumë paranojak për sa i përket frikës nga vjedhja e të dhënave personale, aq sa blen telefona që i ndërron shpesh.

Gjithashtu ai ka zbuluar se zakonisht përdor server private, në mënyrë që “hacker”-at e fuqishëm të mos arrijnë të kenë akses në informacionet apo fotografitë e tij personale.

“Ne përgjohemi gjatë gjithë kohës”, – shprehet ai për “Evening Standard”.

“Duhet thjesht të hidhni apo të digjni telefonin e kështu ta nisni nga e para. Duhen djegur numrat gjithashtu”, – shton Hardy.

Masa të tilla ekstreme të sigurisë për Tom vijnë pak kohë pasi “u vodhën” adresat e “iCloud” të disa personazheve VIP. Rasti më i bujshëm që mund të përmendim është ai i aktores së “Hunger Games”, Jennifer Lawrence, së cilës iu bënë publike disa foto nudo në vitin 2014, të marra nga adresa e saj e “iCloud”.

Tom Hardy shton më tej se është këshilluar nga shumë persona që të mos përdorë adresat më në zë për të ruajtur informacionet e tij private, por të kërkojë vende alternative, në mënyrë që mos të bëhet viktimë e “hacker”-ave.