Gigi Hadid dhe Zayn Malik i japin fund lidhjes

Showbiz

ggggg.JPG

Kjo ka qenë një javë ndarjesh me sa duket.

Pas konfirmimit zyrtar të ndarjes së këngëtares së famshme Taylor Swift dhe Calvin Harris, një tjetër çift i ka dhënë fund marrëdhënies së tyre.

Siç raporton E! News, edhe modelja e njohur Gigi Hadid dhe këngëtari i famshëm Zayn Malik janë ndarë pas një lidhjeje të gjatë prej 7 muajsh.

Gjithashtu E! News raporton se duke marrë parasysh se çifti është ndarë dhe ribashkuar disa herë, pretendohet se ata me gjasë do të ribashkohen përsëri.