5 mënyra për të mbajtur “gjallë” ngjyrën e flokëve

Lifestyle

ffffffwqsa.JPG

Ngjyra e flokëve shpeshherë është një zgjidhje shumë e vështirë. Kur vendos për një ngjyrë flokësh dëshiron që ta mbash atë dhe të ketë po të njëjtin shkëlqim si ditën që i lyen. Më poshtë do të gjeni këshilla se si të kujdeseni për ngjyrën e flokëve tuaj.

Duhet të zgjidhni një shampo për flokë të lyer dhe të përdorni një balsam me përbërje sulfati.
Zgjidhni produktet e duhura. Duhet të zgjidhni vajrat e ndryshme në varësi të flokut dhe të ngjyrës që ju keni, në mënyrë që të keni shkëlqim dhe flokë të shëndetshëm.
Kujdes në përdorimin e balsamit. Shumë vajza përdorin shumë balsam për të pasur flokë të butë, por kështu dëmtojnë ngjyrën e tyre. Gjithashtu ato duhet të zgjedhin balsamin e duhur në varësi të flokëve.
Dielli ndikon në ngjyrën tuaj të flokëve. Ngjyra zbehet dhe flokët duken të djegur. Ju duhet të përdorni produkte kundër rrezeve të diellit për të mos dëmtuar flokët ose mund të vini një shall si aksesor dhe të mbroni flokët.
Për të rifreskuar ngjyrën e flokëve, aplikoni bojën vetëm në rrënjë kur ngjyra të zbehet.