Dua Lipa refuzon propozimin për martesë krejt natyrshëm!

Showbiz

dua cmimi

Këngëtarja e njohur me origjinë shqiptare Dua Lipa tashmë është në një lidhje me modelin Isaac Carew pas ndarjes që ato patën për tu ribashkuar disa muaj më parë. Ata duken mjaft të lumtur me njëri-tjetrin e kjo shihet edhe nga dedikimet e dashurisë dhe postimet e shpeshta që ata bëjnë për njëri-tjetrin.Këngëtarja shqiptare ka marrë një propozim për martesë, por mos u çudisni sepse nuk ishte i dashuri i saj ai që e ka bërë këtë.

dua 1

Propozimi i ka ardhur nga një fans gjatë parakalimit të këngëtares në tapetin e kuq të eventit “NRJ Hit Music” .Dua Lipa ka thënë një “JO” shumë të veçantë sepse e bëri këtë duke buzëqeshur dhe pozuar. “Kur e thua me buzëqeshje, e zbut goditjen”- ka shkruar këngëtarja, ndërkohë fansi nuk u duk shumë i lumtur për këtë përgjigje.