Songul Oden i jep së shpejti fund beqarisë

Showbiz

Nga jeta private e Songul Oden mediat turke kanë zbuluar se ajo shumë shpejt do t’i japë fund beqarisë. Sipas gazetave turke të hënën Songul Oden do të lidhi kurorë me biznesmenin Arman Biçakçi. Çifti janë bashkë prej vitesh, por kanë preferuar lidhjen e tyre mos ta bëjnë publike.

Ata kanë vendosur të mbajnë një dasmë të vogël më shtëpinë e biznesmenit ku do të ftojnë vetëm 20 veta, familjarët e miqtë e ngushtë. Çifti planifikojnë të bëjnë një dasmë të madhe pas pandemisë së koronavirusit.