“Kur ta kapësh pas 5 vitesh duke të tradhtuar”; DJ Blunt dhe Real 1 bëjnë një deklaratë aspak të hijshme

Showbiz

Ledri Vula dhe Sara Hoxha i treguan gjithë botës se do të bëhen me vajzë dhe momentin e ëmbël e ndanë përmes një videoje në Instagram. Mes gjithë urimeve dhe komenteve plot dashuri që çifti mori, erdhi një deklaratë aspak e hijshme nga Twitter-i i Dj Blunt dhe Real 1, të cilët i drejtoheshin Sarës.

“Eh moj Sara Hoxha, mbas 5 vitesh, kur ta kapësh duke të të tradhtuar, ke për ta kërkuar këtë moment, me e pas thikën në dorë e me ja ngul tejpërtej, por do të jetë vonë.”

Sigurisht, një koment i tillë nuk është pritur mirë as nga njerëzit të cilët i kanë kritikuar duke i kërkuar të mos nxisin urrejtje të tillë, aq më tepër në një moment të tillë. Kjo nuk është hera e parë që Blunt shpërthen nga hiçi kundrejt Ledrit, por nëse herët e tjera fyerjet ishin të përqëndruara rreth karrierës, kësaj here është ndryshe.