“Dita në Kujtim të Viktimave të Holokaustit” në Tring

Programe

Data 27 janar është e njour si “Dita në Kujtim të Viktimave të Holokaustit”. Ndaj Tring ka zgjedhur të sjellë gjatë kësaj dite një programacion specifik me filma nga Lufta e Dytë Botërore dhe kampet e përqëndrimit.

Ja filmat me temë Holokaustin që do të ndiqni këtë ditë në Tring.

TRING ACTION

Bastardë pa lavdi – 21:00

Në Francën e pushtuar nga nazistët gjatë Luftës së Dytë Botërore, një plan për të vrarë udhëheqësit nazistë nga një grup ushtarësh hebrenj amerikanë përkon me planet hakmarrëse të një pronari teatri për të njëjtën gjë.

TRING CLASSIC

Lista e Shindlerit – 18:00

Oskar Schindler, një industrialist gjerman dhe anëtar i partisë naziste, përpiqet të shpëtojë punonjësit e tij hebrenj pasi ishte dëshmitar i persekutimit të hebrenjve në Poloni.

TRING LIFE

Leximtari – 19:00

Michael, një adoleshent, bie në dashuri me një grua të quajtur Hanna. Lidhja e tyre përfundon kur ajo papritur zhduket. Ata takohen pas një dekade kur ajo del në gjyq për të qenë roje naziste gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Labirinti i gënjeshtrave – 21:00

Pasi mësoi se shumë ish-nazistë u kthyen në jetën e tyre të paraluftës pa asnjë ndëshkim, një prokuror ambicioz gjerman (Alexander Fehling) zotohet t’i sjellë ata para drejtësisë.

Pianisti – 23:00

Gjatë Luftës së Dytë Botërore, muzikanti i njohur polak Wladyslaw përballet me vështirësi të ndryshme pasi humbet kontaktin me familjen e tij. Ndërsa situata përkeqësohet, ai fshihet në rrënojat e Varshavës për të mbijetuar.

TRING LIFE

Shtëpia e shpresës – 13:00

Kur kopshti zoologjik i Varshavës sulmohet nga forcat naziste, Antonia Zabinski, gruas së kujdestarit të kopshtit, i duhet të shpëtojë kafshët dhe njerëzit.

 Të mos urresh – 15:00

Vendimi i një mjeku hebre për të ndaluar trajtimin e një neo-nazisti të plagosur në një aksident automobilistik ka pasoja jetike në të ardhmen e tij.

Guralecët e Shpresës – 16:45

Historia e arratisjes së një djali të vogël hebre, me vëllain e tij Maurice, për të shpëtuar nga Franca e pushtuar nga nazistët gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Mësuesi i persishtes – 19:00

Një i ri hebre pretendon se është iranian për të shmangur ekzekutimin në një kamp përqendrimi.