Mos bëni plane të tjera për Halloween – Ja se çfarë ka rezervuar Tring për ju!

Programe

hallowren

Mos bëni plane të tjera për Halloween! Ju keni gjithçka për ta festuar atë siç duhet në ekranin e Tring! Me nje programacion të larmishem në datat 30 dhe 31 tetor, kjo festë do të jetë sa e frikshme aq edhe argetuese! Premiera për të gjitha moshat, pa harruar edhe shikuesit e vegjël të cilët do të festojnë Halloween së bashku me personazhet e tyre të preferuar.

hallow

Në Tring Tring, të vegjëlit tuaj do të mund të ndjekin “Macja, gomari dhe papagalli” dhe aventurat e tyre zbavitëse më 31 tetor në oraret 12:50, 17:10, 19:40. Megjithatë, Halloween-i i vërtetë do të vijë me Mashën dhe tregimet drithëruese të saj më 31 tetor në 09:15,13:40, 21:00. Masha u mëson fëmijëve ta zhdukin friken duke luajtur dhe duke u treguar tregimet e saj.

funsie

Për të gjithë adoleshentët e Tip TV, festa për ta nis që më 30 tetor me “Legjenda e Manolos” në orën 19:00. Në orën 20:30 do të mund të ndiqni premierën e “Çuditë e natës së Hallouinit”. Uren është një gjimnaziste në vitin e fundit, e cila mezi pret që të largohet nga familja e saj e paorganizuar.Në ditën e Hallouinit, mamaja e saj vendos të dalë me të dashurin, duke ia ngarkuar Urenit qe te kujdeset per vellain e saj Albertin. Kur Uren hutohet nga një ftese për festen më të famshme të vitit, Alberti zhduket duke kryer ritualin e Hallouinit. Çdo të ndodhë në këtë natë të frikshme?
Megjithatë, festa nuk mbaron këtu. Më 31 tetor ju presim në orën 19:00 për të ndjekur ”Një familje e lumtur”, një nga filmat e animuar më të pëlqyer.

funboys

Nëse doni që ky Halloween mos t’ju gjejë të frikësuar por përkundrazi të shkriheni së qeshuri, atehërë zgjidhni të qëndroni në shoqërinë e Tring Comedy. Më 31 tetor, do të argëtoheni pa masë me “Film i frikshëm 4” në orën 21:00 dhe fill pas tij Shakaxhinjtë në orën 22:30. Edhe pas mesnate, filmat e dedikuar Halloweenit vazhdojnë në ekranin tuaj të preferuar.

hallokuv

Për të gjithë ju që mezi prisni që çdo Halloween të transformoheni në një personazh të ri, ne ju vijmë në ndihmë me shumë ide të reja veshjesh dhe make up. Modelja e “Victoria’s Secret” Joan Smalls do t’ju japë disa këshilla me vlerë që të jeni ju qendra e vëmendjen në këtë festë. Mos e humbisni këtë episode më 30 shtator në 16:45 në Living HD.

Ky Halloween do të jetë ndryshe! Nuk do të jete vetëm thjeshtë një festë që zgjat disa orë, por një festë e çmendur dhe argëtuese e cila do të ju sjellë në atmosfërën e shtrigave dhe monstrave për plot dy ditë!