Nga ora 17:00 ndezim magjinë e festave

Programe

cxfc

Si çdo vit në Tring festat marrin një kanal! Nga data 4 dhjetor, ora 17:00 Tring Comedy shndërrohet në Tring Festa, një kanal me filma me atmosferen magjike të festave. Më shume se 200 tituj filmash në një varg të pa ndëreprerë argëtimi festiv.

Nga historitë familjare më të ndjera deri te fantazitë hollivudiane me miliona bileta të shitura në kinema, do të jene të arritshme për t’u parë çdo mbremje, nga kolltuku juaj, vetëm me Tring.

Kanali starton me 12 QENTË E KRISHTLINDJES, nje komedi familjare me në qendër Emen, e cila mbështetet te miqtë e saj, të vjetër dhe të rinj për të shpëtuar një strehë qensh, duke krijuar një muzikal për Krishtlindje.

FESTA1

Ndërsa në mbremje vjen një klasik festash me titullin ARRATI NGA KRISHTLINDJET protagonistit të të cilit i kanë ardhur në majë të hundës gjithë reklamat dhe komercialiteti i Krishtlindjeve. Ai vendos të mos festojë dhe të niset për pushime me gruan e tij. Por kur vajza e tij vendos në moment të fundit se do t’i bëjë festat me ta, ai është i detyruar të organizojë një darkë dhe dekorimet e Krishtlindjeve brenda shumë pak kohe.

ARRITA

Tring Festa eshte kanali “lokomotiv” i cili terheq “vagonet” e tjerë mbushur plot me programe speciale menduar për festat pas nje periudhe 3 mujore pergatitje dhe seleksionimi. Te gjitha materialet do te vijne ne origjinal HD por mundesia e shikimit do te varet nga platforma ne te cilen jeni abonuar.
Grafikat origjinale të krijuara “in house” nga skuadra krijuese e artistëve dixhital në Tring këtë vit ka temën e një balone ornamentale që në mënyre figurative i transporton shikuesit në një botë fantazie dhe argëtimi cilesor.
Një seksion i veçantë ne faqen tonë tring.al\tring-festa është ngritur për t’ju shërbyer si një guidë përshkruese për programet që do të transmetohen pa pushim.
Të gjithë kanalet do të “veshin” kostumin festiv në logo, grafika dhe promo duke i bërë abonentët e Tring të ndjehen “të përkëdhelur” nga magjia e festave të fundvitit.

Tring Festa do të jetë në shërbim nga 4 Dhjetori deri më 6 Janar dhe do të jetë “free” për të gjithë të abonuarit në të gjitha platformat Tring (tokesor, satelitor, kabell dhe IPTV)

Tring ju uron një sezon të mbarë festiv.

tirngnuefesta