Njihuni me «5 Yjet», serialin më të ri në Tring!

Programe

yjet5yjet

Nga 6 qershori nis në ekranin e Tring seriali “5 Yjet”! 

Pesë motra me nëna të ndryshme mblidhen për vdekjen e babait të tyre, Mario Estrella. Duke lexuar vullnetin e tij, ata zbulojnë se babai i tyre ka vendosur një kusht të pashmangshëm për të mbledhur trashëgiminë: ato duhet të drejtojnë me sukses një “hotel boutique” për një periudhë një vjecare. Kështu pesë motrave nuk i mbetet zgjidhje tjetër vecse të mësojnë të kapërcejnë ndryshimet mes tyre.

Ju prezantojmë me aktoret kryesore të këtij seriali!

personazhet 570x3061

Celeste Cid është një aktore argjentinase e lindur në 19 janar 1984 në Buenos Aires, Argjentinë. Ajo është e njohur për rolet e saj në Chiquititas, Verano del ’98 dhe Resistiré. Ajo e nisi karrieren që në moshën 13 vjeçare. Në serialin “5 yjet” vjen në rolin e Virxhinas. Cid ka dy fëmijë, Andre dhe Anton.

personazhet 570x3062
Marcela Kloosterboer është një aktore dhe këngëtare argjentinase. Aktualisht 34 vjeç, Marcela është gjithashtu një aktivite e njohur për mbrojtjen e kafshëve. Ajo u bë e famshme në seriale si Verano del ’98 ku fitoi çmimin “Aktorja më e mirë e re” apo Roma ku fitoi përsëri të njëjtin çmim dhënë nga Argetine Film Critics. Kloosterboer është gjithashtu e njohur për interpretimin në Chiquititas, Son Amores dhe Lalola. Në serialin “5 yjet” vjen në rolin e Luacia-s.

personazhet 570x3063
Natalie Pérez ka lindur në 4 nëntor 1986 në Argjentinë. Është e njohur si aktore dhe këngëtare. Roli i saj i parë ishte në 1999 në serialin Chiquititas. Më pas, u bë pjesë e një sërë projekesh si Todo es posible, Gradualos, Mi amor, Esperanca mia etj. Në serialin “5 yjet” vjen në rolin e Karla-s.

personazhet 570x3062

Violeta Urtizberea ka lindur në 19 shkurt në 1985 në Argjentinë. Ajo është vajza e muzikantit të njohur Mex Urtizberea. Violeta është e njohur për interpretimet e saj në Gasoleros, Locas de amor, Conflictos en red, Soy tu fan, Amo de casa, Mujeres asesinas. Ajo njihet gjithashtu si aktore teatri. Në serialin “5 yjet” vjen në rolin e Florenca-s.

personazhet 570x3062
Justina Bustos ka lindur në 7 Mars 1989 dhe është e njohur si aktore dhe modele. Ajo ka luajtur në një sërë serialesh si 30 dias juntos, Violetta, Somos familia, etj. Në serialin “5 yjet” vjen në rolin e Mirandës.