«Persona», një nga realizimet më të mira të kinemasë turke, tashmë në Tring!

Programe

Ka përfunduar javën që kaloi seriali “Fi” një triller psikologjik i cili na mbajti të mbërthyer pas ekranit. Sot, nis një tjetër histori drithëruese, ajo e transformimit dramatik të një oficeri gjyqësor, pasi preket nga Alzhajmeri.

Një ish oficer gjygjësori jeton tashmë në Stamboll. Agah është një person i respektueshëm por, prapa kësaj fasade fshihet një zemërim i madh. Ai nuk e ka harruar kurrë krimin mizor të kryer ndaj një vajzë të vogël, si dhe të gjithë zyrtarët që e mbuluan atë krim. Tashmë, rreth të 60-ave, ai është shndërruar në një ekzekutues gjakftohtë dhe nuk do të ndalet pa i vrarë ata një e nga një.
Vetëm pasi vriten apo zhduken disa persona, detektivja Nevra arrin të zbulojë një linjë të qartë hetimi. Teksa rrugët e tyre ndërthuren, Agah dhe Nevra nuk kanë mundësi tjetër, veçse të trazojnë të shkuarën për të gjetur përgjigje dhe të rrëmojnë thellë në kujtime. Takimi i tyre ka qenë vallë i rastësishëm, apo e gjitha kjo është pjesë e mozaiku më të koklavitur?

Çdo të enjte ora 21:00 në Jolly HD

Haluk Bilginer është një aktor turk. Bilginer ka lindur në Izmir të Turqisë. Ai u diplomua në Konservatorin Shtetëror të Ankarasë në vitin 1977 para se të shkonte në Angli ku u diplomua nga Akademia e Muzikës dhe Artit Dramatik të Londrës. Përveç karrierës së tij aktive në Turqi, ai ka punuar gjithashtu në Mbretërinë e Bashkuar dhe mbetet i njohur për rolin e tij si Mehmet Osman në telenovelën EastEnders gjatë viteve 1980. Ai gjithashtu luajti në filma të Hollivudit si actor dytësor. Ai ka interpretuar si lider i guerrilasve në filmin Ishtar (1987), një mafioz turk në 2001 komedinë Buffalo Soldiers (2001) etj. Gjithashtu, ai luajti karakterin e Emre Celenk në episodin e Persephone në MI-5 (2002). Të tjerë seriale ku ka marrë pjesë përmendim Tatlı Hayat, Ezel, Sayın Bakanım, Yine de Aşığım etj.

Cansu Dere, e lindur më 14 tetor 1980 në Ankara, është një aktore dhe modele turke. Pas diplomimit në Departamentin e Arkeologjisë në Universitetin e Stambollit, ajo filloi debutimin e saj në TV dhe filma në fillim të vitit 2004. Në periudhën 2006-2008 ajo kishte një rol udhëheqës si ‘Sila’ në serinë Sila me Mehmet Akif Alakurt. Më pas ajo luajti si ‘Defne’ me Kenan Imirzalioglu, në filmin ” Son Osmanli Yandim Ali “. Në vitin 2009, ajo aktroi në ‘komedia e zezë’ Aci Ask. Në vitin 2011, ajo luajti protagonisten kryesore ‘Eysan’ në serinë televizive Ezel.

Metin Akdulger është aktor turk. Ai lindi më 10 prill 1988, në Bursa të Turqisë. Familja e tij ka prejardhje turke që emigroi nga Selaniku dhe Shkupi. Gjithashtu, pjesa tjetër e familjes së tij janë emigrantë jugosllavë. Ai studioi Marrëdhënie Ndërkombëtare në Universitetin Koc, Stamboll. Që nga jeta e tij studimore, ai pati një interes të madh për të aktruar. Gjatë jetës së tij akademike, ai krijoi shumë filma të shkurtër me bashkëpunimin e miqve të tij. Fillimisht, ai filloi karrierën e tij në teatër, por drama turke Medcezir (Tides) u bë arsyeja për njohjen e tij në mbarë botën në të cilën ai luajti rolin e Orkun Civanoglu. Megjithatë, suksesin e njohu në Muhtesem Yuzyil: Kosem, ku ai luajti rolin e Murad IV. Ai mori vlerësim të lartë për shkak të interpretimit të tij të shkëlqyer në këtë serial. Metin studioi për Veprimtari të Artizanatit dhe mori pjesë në punëtoritë e Cag Caliskur. Gjithashtu, ai mori pjesë në seminarin e studimit Susan Batson në 2016. Në vitin 2018, ai aktroi në një shfaqje teatrale soliste të quajtur “Baldan Karanlik”, dhe gjithashtu në Sahsiyet.

Necip Memili ka lindur më 27 maj 1980, Adana. Është diplomuar në Konservatorin Shtetëror të Universitetit Çukurova, Departamentin e Aktrimit për Teatër.