CEO i T-Mobile: Mos e instaloni iOS 10

Teknologji

 

efefefefffffffffffffffewq

Joh Legere, CEO i T-Mobile ka thënë për konsumatorët e tij “Apple po punon aktualisht për zgjidhjen e problemit të iOS për konsumatorët e TMobile. Mos e shkarkoni iOS 10 nëse përdorni një iPhone 5SE, 6 ose 6 +”.

Në rast se nuk e keni dëgjuar, sistemi iOS ka shkaktuar probleme në lidhjen me internetin, dhe sinjalin celular tek disa nga pajisjet e T-Mobile. Përdoruesit e kanë raportuar këtë pas përditësimit. Ata kanë humbur sinjalin e tyre celular dhe e vetmja mënyrë për ta rikthyer atë përsëri ishte ristartimi i pajisjes.

Sidoqoftë problemi shfaqet përsëri më vonë, çfarë do të thotë se do t’ju duhet ta fikni dhe ta ndizni disa herë pajisjen tuaj brenda ditës, gjë që mund të jetë shumë e bezdisshme.

iOS 10 është instaluar me sukses në 14.5% të të gjitha pajisjeve iOS brenda 24 orëve sapo u lançua, përqindje më e lartë se ajo që u shënua më parë me sistemin iOS 9.