Fshijini këto të dhëna nga Facebook-u juaj!

Teknologji

 

fff

Facebook di shumë për ne dhe për jetën tona, por disa gjëra është mirë t’i fshini sa më parë!

Pjesa më e madhe e informacionit ruhet dhe më pas përdoret nga faqe të ndryshme. Vendosni ju t’i mbani apo jo disa nga të dhënat tuaja personale, por është mirë të dini cilat janë më të dëmshmet.

Interesat – bazuar në interesat tuaja, Facebooku ju paraqet vazhdimisht reklama apo sugjeron faqe aq sa mund të kthehet në shqetësim për ju. Është mirë të mbani publike vetëm ato interesa për të cilat jeni me të vërtetë kuriozë.

Ditëlindja – disa vendosin të mos e bëjnë publike ditëlindjen e tyre për të shmangur mesazhet e shumta të urimit, por nuk është vetëm kaq. Data e lindjes e bën më të lehtë aksesimin e llogarive tuaja bankare apo llogari të tjera personale.

Adresa e shtëpisë – nuk duhet t’ia japim të panjohurve, por shpesh harrojmë që ajo është publike në Facebook. Nëse doni ta ndani këtë informacion me dikë, është mirë ta bëni në mënyrë private.