Gjithçka që duhet të dini për iPhone 7

Teknologji

151026 iphone 7 concept marek weidlich 1200x675 780x439

Karakteristikat më të dallueshme do të jenë sistemi i dy kamerave në versionin më të madh të iPhone, butoni i ri-dizajnuar në pjesën e përparme të ekranit që i përgjigjet presionit me reagim haptik dhe mungesa e portit për audio / kufjeve.

Megjithatë, Apple nuk pranoi të komentojë lidhur me karakteristikat e mundshme që do të jenë në modelet e reja të iPhone, raporton Bloomberg.

Ndërkohë që kërkesa për iPhone ka rënë në periudhat e fundit të vitit, pjesërisht për shkak të konkurrencës së ashpër, pajisja vazhdon të jetë burimi kryesor i të ardhurave për Apple.

Modelet e reja do të jenë kritike për tremujorin festiv të vitit, dhe Apple është duke u mbështetur në telefonat e rinj – serinë e iPhone 7 për të mbështetur shitjet edhe në vitin 2017, kohën kur do të bëhet edhe 10-vjetori i iPhone.

Me afrimin e ciklit dy-vjeçar të ri-dizajnimit të iPhone, modelet e këtij viti do të duken të ngjashme me serinë e iPhone 6 dhe 6S, thanë burime të sigurta brenda kompanisë, por të cilët gjithashtu e konfirmuan se iPhone 7 do të ketë edhe dallime të vërejtshme.

Kamera e dyfishtë në iPhone më të madh do të prodhojë fotografi më të ndritshme me më shumë hollësi, thuhet sipas një personi i cili ka përdorur një version prototip të pajisjes së ardhshme të Apple.

Të dy sensorët, të cilët kapin çdo ngjyrë dhe shkrepin fotografinë në të njëjtën kohë do të prodhojnë një foto të vetme, me më shumë cilësi. Sistemi dual mpreh fotografitë e shkrepura në mjedise më dritë më të ulët, tha ky burim i informacionit për Bloomberg.

Kombinimi i fotografive të bashkuara nga dy sensorë gjithashtu ua mundëson përdoruesve të zmadhojnë fotografinë duke mbajtur më shumë qartësi. Versioni më i vogël i iPhone 7 nuk do të përfshijë lentet e dyfishta, tha analisti i KGI Securities Ming-Chi Kuo në fillim të këtij viti.

Apple është duke planifikuar një buton të përditësuar në ballinën e telefonit për modelet e reja – serinë e iPhone 7. Butonat aktuale në shtëpi janë çelësa që fizikisht duhet t’i shtypni në telefon, por modelet e reja do të ketë një buton që funksionon me presion dhe është i ndjeshëm në prekje dhe bën reagime për përdoruesit nëpërmjet një ndjesie vibruese në vend të një klikimi të vërtetë fizik. Ky mekanizëm është i ngjashëm me atë që kanë hapësirat e ndjeshme në prekje ose ‘trackpads’ që janë në linjën e fundit të kompjuterëve MacBook.

Gjithashtu, iPhone-ët e rinj nuk do ta kenë portin e kufjeve në favor të lidhjes nëpërmjet Bluetooth dhe portit për mbushjen e telefonit. Kjo do të bëjë vend për dëgjueset e dyta, kanë thënë njerëzit e afërt me kompaninë.

Modelet e reja të iPhone do të mbështeten në iOS 10, versionin e ri të sistemit operativ të Apple që vjen këtë vjeshtë. Softueri i ri i Apple do të ofrojë meny interaktive për qasje të shpejt në takime, kalendar dhe kontaktet e preferuara, karakteristika të reja të mesazheve, një kërkesë të re për kontrollin e pajisjeve të mençura në shtëpi, dhe një dizajn të ri të Apple Music.