HTC One M10 në maj shfaqet në treg

Teknologji

htc one m10 n euml maj shfaqet n euml treg hd

 

 Dje gjatë ditës është thënë se HTC do ta lansojë modelin më të ri të telefonit të saj gjatë muajit prill. Përkatësisht, HTC One M10 thuhet se do të lansohet zyrtarisht më 11 prill.

Llogaria më e famshme për rrjedhjen e informatave për pajisjet e reja mobile @evleaks, ka shkruar se HTC One M10 do të jetë në tregun amerikan më 9 maj, që i bie një muaj pas prezantimit fillestar të pajisjes.Është e mundur që maji të jetë muaji kur telefoni do të dalë në shitje në tregjet e tjera të rëndësishme në të gjithë globin, por do të duhet të pritet prej kompanisë për të lajmëruar zyrtarisht modelin e saj më të ri, ose të paktën datën për këtë ngjarje.HTC One M10 pritet të vijë me ekranin prej 5.1-inç me rezolucion prej 2560 nga 1440 pikselëve, 4GB RAM, procesorin Qualcomm Snapdragon 820 si dhe 32GB memorie të brendshme së bashku me një port microSD card për zgjerim të hapësirës.Pajisja gjithashtu pritet të shfaqë një sensor për gjurmë gishtash, kamerën me 12MP me stabilizimin e imazhit optik dhe Android 6.0. (Telegrafi)