Instagram vjen me disa ndryshime…A jeni dakort?

Teknologji

Së fundmi rrjeti social më i përdorur ‘Instagram’ do të vijë me disa ndryshime. Përveç ndryshimeve në algoritëm të cilat kanë sjellë ndryshime në ‘feed-in” e profilit tuaj duke ju sfaqur postimet për të cilat ju jeni më shumë të interesuar dhe jo postimet e minutës së fundit. ‘Instagram’ ka vendosur të fshehë numrin e pëlqimeve në postimet në disa vende, duke përfshirë Australinë dhe Japoninë, për të “hequr presionin” mbi përdoruesit. Sigurisht që kjo nuk do t’ju pëlqejë atyre që marrin shumë “like” dhe mburren me to! Gjithsesi, kjo do të thotë se përdoruesit do të shohin emrat e miqve poshtë postimeve, në vend të numrit të pëlqimeve. Ky vendim vjen pas disa shqetësimeve sipas të cilave, platformat e mediave sociale mund të kontribuojnë në vetëvlerësim të ulët dhe ndjenjën e pamjaftueshmërisë te të rinjtë. ‘Instagram’ ka nisur një gjyq për të arritur këtë gjë dhe testi i postimeve pa pëlqime po kryhet në Australi, Zelandën e Re, Irlandë, Itali, Japoni dhe Brazil.