iPad me dy ekrane projekti më i ri nga Apple

Teknologji

240956.jpg

Apple mësohet se po punon për të sjellë në treg modelin më të ri të iPad me dy ekrane. Sipas “9to5Mac”, ai ka siguruar një patentë, në të cilën shihen detajet për pajisjet e ardhshme të Apple-it.

Apple do të sjellë një ekran të dytë për pajisjen e re. Ky ekran i ri do të mund të përdoret për marrje të njoftimeve ose edhe për të vizatuar dhe direkt vizatimet shkojnë në ekranin kryesor të iPadit.

Ndërkohë akoma nuk ka një informacion të saktë se kur mund të bëhet prezantimi i kësaj pajisje në treg.