Nuk i lejonte fëmijët e tij të përdornin iPhone?

Teknologji

steve-jobs-ipad.jpg

Steve Jobs, ashtu sikurse të tjerë figura të rëndësishme të teknologjisë nuk i lejonte fëmijët e tyre të përdorinin pajisjet elektronike. Ja arsyet!

Një prej elementëve më të çuditshem që shoqëron prodhimin teknologjik, është mosbesimi që vetë drejtuesit e kompanive mëmë kanë për pajisjet e prodhuara. Për shëmbull Steve Jobs nuk i lejonte fëmijët që të përdornin iPhone, iPad dhe iPod. Gjatë një interviste për NewYork Times në 2010, drejtori i Apple kishte shpjeguar se e konsideronte të nevojshme të kufizonte përdorimin e pajisjeve teknologjike, si iPhone dhe iPad.

Por nuk ishte i vetmi. Themeluesi i Twitter, Evan Williams ka deklaruar disa herë që fëmijët përdorin libra dhe jo pajisje elektronike. Ndërkohë që Chris Anderserson, ish drejtor i Wired si dhe themelues i Robotica 3D, është edhe më eksplicit kur pohon se janë të shumtë risqet e tek-nologjisë: “I njoh rreziqet, – ka thënë ai, – i kam provuar mbi lëkurën time dhe nuk dua që e njëjta gjë t’u ndodh fëmijevë të mi.“