iPhone 7 do të vijë me kamerë të jashtëzakonshme

Teknologji

iphone-7-do-t-euml-vij-euml-me-kamer-euml-t-euml-jasht-euml-zakonshme hdiPhone 6 dhe iPhone 6 Plus janë lëshuar në treg gjatë muajit shtator, ndërsa menjëherë kanë filluar thashethemet për gjeneratën e re të telefonit të mençur të Apple, iPhone 7.
Sipas Daring Fireball, Apple do ti bëjë disa përmirësime të dukshme sa i përket kamerës së gjeneratës së re të iPhone, dhe iPhone 7 mund të përdor dy lensë për sistemin e saj të kamerave.

Më herët është thënë se kamera e telefonit të Apple do të jetë përmirësimi kryesor i telefonit të ri të kompanisë amerikane.

Kamerat e iPhone 6 dhe iPhone 6 Plus tashmë janë shumë impresive, mirëpo nëse Apple është në gjendje që ta përmirësojë kamerën e versionit të ri të telefonit të saj, iPhone 7 dhe ta fus një kamerë të cilësisë së kamerave DSLR, atëherë kjo gjë nënkupton një kërcim të madh në teknologjinë e kamerave për telefona të mençur.