Kjo është risia më e këndshme nga Instagram!

Teknologji

instagramvideoexplore-800x472-780x439.jpg

Instagram sot ka përditësuar funksionin e ri “Explore” me pamje dhe përmbajtje të re që përfshijnë edhe kanalet e dedikuara me video.

Një kanal i dedikuar dhe i quajtur “Videos You Might Like” mbledh videot nga shumë vende të botës.

Më pas, kolona e Instagram e njohur si Explore do të shfaq video kanalet e caktuara, të cilat krijohen varësisht nga hashtag, ngjarjet, lokacionet specifike dhe më shumë.

Përditësimi i funksionit të ri të Instagram do të vijë automatikisht tek përdoruesit në SHBA fillimisht, e më pas edhe në vendet tjera të botës, mbase duke përfshirë edhe vendin tonë.