Samsung bën gati edhe Galaxy Note 6 Lite?

Teknologji

567968-samsung-039-s-galaxy-note.jpg

Samsung Galaxy Note 6 do të jetë një fablet i fuqishëm i kompanisë i cili do të vijë gjatë vitit dhe tashmë thuhet se nuk do të jetë modeli i vetëm i kësaj serie.
Sipas burimeve të shumta të lajmeve thuhet se Samsung do ta sjell edhe versionin më të lehtë të këtij fableti, të cilin do ta emërtojë Lite.
Një rrjedhje e re online madje sugjeron se ne do të shohim një Samsung Galaxy Note 6 Lite këtë vit, i cili do të jetë një version më i “dobët” i fabletit të rregulltë të kompanisë.

Thashethemet thonë se edhe ky model do të jetë shumë i shpejtë, sepse do të sjell procesorin Snapdragon 820 me 4GB RAM dhe një panel me 1,920 x 1,080 piksel.
Nëse del të jetë e vërtetë, kjo do të thotë se Note 6 do të vijë me 6GB RAM në QHD. /Telegrafi/