Hesthja e tyre që përkthehet me ‘po’ për Kosovën

Sport

1957171_w1-780x439.jpg

Futbollistët kosovarë që përfaqësojnë shtetet evropiane ende nuk janë deklaruar nëse do të përfaqësojnë Kosovën, tash që është pranuar në UEFA, apo do të vazhdojnë me të njëjtat skuadra, shkruan sot Koha Ditore.

Mesfushori kosovar Xherdan Shaqiri, që luan për përfaqësuesen e Zvicrës, ka dhënë një deklaratë si me shaka në një bashkëbisedim me fansat e tij. Por, nga deklarata e Shaqirit mund të nxirret edhe një e vërtetë.

Shaqiri, i lindur në Gjilan por i shpërngulur me familje në Zvicër, kur ishte një vjeç, në një bisedim “online” me fansat e tij, u është përgjigjur pyetjeve të shumta, përfshirë edhe atyre nëse do të luajë në të ardhmen për Kosovën.

“Të shtunave do të luaj për Kosovën, kurse të dielave për Zvicrën”, ka thënë Shaqiri me shaka.

Kjo është një prej shumë deklaratave të tij dhe të tjerëve si ai që përfaqësojnë shtetet tjera, e që futen në “zhanrin” diplomatik.

Disa të tjerë kanë heshtur e disa kanë thënë se do të flasin “kur të vijë koha”, por asnjë nuk ka thënë prerë se nuk do të luajë për Kosovën, pos Valon Behramit, që bashkë me këtë ka shtuar se nuk di nëse do të vazhdojë edhe karrierën me klube pas këtij sezoni, shkaku i moshës dhe lëndimeve.