Pedri (mesfushor i Barcelonës):

Sport

“Do të jetë vërtet një finale për ne. Jemi përgatitur për të luajtur një sfidë tepër e rëndësishme për ecurinë tonë në Champions League. Interi është skuadër e zonja për t’u mbrojtur dhe rinisur në kundërsulm. Por nuk na frikëson kjo, pasi Barcelona zotëron shumë cilësi në radhët e veta, me lojtarë që bëjnë diferencën në cdo rast që u jepet. Besoj se do të mund të zgjidhim këtë sfidë në favorin tonë. Do të luajmë gjithcka për gjithcka, sepse objektivi ynë është të kalojmë fazën e grupeve. Ashtu sic kërkon edhe trajneri, do të bazohemi tek qarkullimi i topit, për të shfrytëzuar më pas sulmuesit tanë, që dinë të të ndëshkojnë në çdo moment. Eshtë e vërtë që ndeshjet e fundit nuk kanë shkuar ashtu sic do të kishim dashur, por kemi arritur t’i fitojmë. E nëse vazhdojmë me sukseset, atëherë edhe gjërat e tjera sa i takon aspektit të lojës, do të përmirësohen”.