Juvja, Savic ne Janar

Sport

Sergej Milinkovic-Savic është nga lojtarët që më mirë ka performuar në 9 javët e para të Serisë A. 3 gola të shënuar dhe 7 asiste, në 5 ligat kryesore europiane asnjë mesfushor tjetër nuk ka kaq kontribut në golat e skuadrës. Interesi për 27 vjecarin nuk ka munguar asnjëherë, megjithatë një klub nuk i është ndarë e mesa duket në Janar do të kërkoj lëvizjen “bombë” në merkato, fjala është për Juventusin. Samiti që pasoi humbjen me Milanin dhe që në krye kishte presidentin Agnelli pati në qëndër të diskutimeve ndër të tjera edhe Milinkovic-Savic-in duke shqyrtuar mundësinë për ta veshur bardhezi që në Janar.

 

Lojtari ka një kontratë me Lazion deri në vitin 2024 dhe për momentin nuk ka zhvillime në lidhje me rinovimin, në këtë mënyrë Juvja që ka përgatitur një marrëveshje 5 vjecare për serbin, kërkon të përfitojë sa më shpejt të jetë e mundur. Presidenti i lacialëve Lotito ka pretenduar gjithnjë të paktën 100 milion euro për kartonin e mesfushorit, megjithatë në verën që sapo kaloi cmimi i kërkuar zbriti deri në 70 milion euro, duke qënë që futbollisti dalëngadalë po shkon drejt sezonit final te kontratës aktuale me Lazion, në këtë mënyrë gjasat ekzistojnë që Lotito të bindet që në Janar nëse oferta e Juventusit i kënaq pritshmëritë e numrit 1 të “bardhekaltërve”.