Nicolas Otamendi, mbrojtës i Benfikës:

Sport

“Kjo e sotmja është një ndeshje shumë e rëndësishme për ecurinë tonë në këtë kompeticion. Mendoj se në takimin e parë ndaj Paris SG e provuam se mund të luajmë në nivele shumë të larta. Në stërvitje të gjithë kanë dhënë maksimumin dhe mund t’ju garantoj se jemi të përqëndruar vetëm tek kjo përballje. Sigurisht që ka ende vend për përmirësim dhe ndeshje pas ndeshje, po arrijmë të kuptojmë edhe më mirë se ku duhet të punojmë më shumë. Dëshirojmë të luajmë në fazën tjetër, por duhet të bëjmë mirë në të gjitha takimet e fazës në grupe. Përballë nesh kemi një skuadër që ka mundësinë të të godasë në mënyrë të ndryshme, por jemi të vetdijshëm për atë se çfarë na pret. Këtë herë luajmë larg shtëpisë sonë, por tashmë jemi mësuar me një presion të tillë, kështu që jemi gati.”