Messenger sjell ndryshimin e shumë pritur!

Teknologji

messenger
Përdoruesit e thjeshtë të aplikacionit Messenger, nuk kanë aq shumë kontroll në komunikimin e tyre. Facebook po punon shumë për të përmirësuar imazhin e këtij rrjeti si dhe të sigurojë përdoruesit për privatësinë totale të veprimeve të tyre. Së shpejti Messenger do të shtojë opsionin “Unsend”. Ky ndryshim është diskutuar për një kohë të gjatë dhe më në fund të gjithë kanë rënë dakord të bëjnë këtë ndryshim. “Këtë veçori e kemi diskutuar disa herë. Kjo gjë mund të dojë pak kohë. Duhet ta kishim bërë më përpara këtë opsion dhe na vjen keq që e kemi shtyrë për një kohë kaq të gjatë,” është shprehur një zëdhendës i Facebook.